Festat e fundvitit, Nikolla pret përfaqësuesit e medias

Me rastin e festave të fundvitit, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti sot në Kryesinë e Kuvendit gazetarë, operatorë dhe drejtues të medias.

Nikolla shprehu falenderimet dhe mirënjohjen për kontributin e medias në transmetimin dhe transparencën e veprimtarive parlamentare, duke përballuar edhe vështirësitë e pandemisë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjithashtu u shpreh se, Kuvendi do të vazhdojë të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut, qytetarëve dhe të medias në veprimtarinë e Kuvendit, duke i vlerësuar gazetarët dhe mediat partnerë në shërbimin ndaj publikut dhe qytetarëve.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.