Falen gjobat për familjet e prekura nga tërmeti në Tiranë
Bashkia e Tiranës fal gjobat e familjeve të prekura nga tërmeti i 2019 që bënë riparime të paligjshme. Lajmin e dha kryebashkiaku Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, ku foli dhe për bonusin e qirasë.
“Kemi falur të gjitha masat administrative me karakter ndëshkues të vendosura ndaj familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore. Janë plot 988 gjoba, të cilat janë bërë nul”.
Një vendim tjetër i rëndësishëm sipas Veliajt është edhe krijimi i një tregu të madh agroushqimor në kryeqytet.
Ndër të tjera kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se 2021 do të mbahet mend si viti i shkollave, me ndërtimin e 14 të tillave, punë e cila do vijojë dhe në 2022.
Sorry, the comment form is closed at this time.