Veliaj shpërndan talljen që po i bëhet Djokovicit

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ironizuar me ndalimin që ia bëri Australia tenistit serb, Novak Djokovic që të merrte pjesë në turneun Australian Open pasi s’ishte i vaksinuar.

Ai ia ka rishkruar emrin e Djokovicit si Novaxx apo ndryshe siç njihen personat që refuzojnë të vaksinohen.

Veliaj ka shpërndarë një fotografi të kompanisë së fluturimeve ‘Ryanair’, të cilët e kanë ilustruar fluturimin e Djokovicit drejt Australisë me një fushë tenisi, në të cilën Djokovic pas rishikimit të gjuajtjes nga ana e gjyqtarit humb pikët duke dërguar topin jashtë vijës së fushës dhe “jo në Australi”.

“Si duket Novaxx Djokovic e mori talljen e përkryer”, ka shkruar Veliaj.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.