Erion Isai ankohet te ‘Ligjet’: Nuk gjejmë dot punonjës për në bashki

Kryetari i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai, ka shprehur shqetësim për nivelin e pagave në pushtetin lokal.

Teksa ishte i pranishëm në Komisionin për çështjet ligjore, ku diskutohet në lidhje me projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, Isai tha se është gjithnjë dhe më e vështirë të gjenden punonjës, në bashkitë e vogla, ku shqetësim mbeten dhe lëvizjet e të rinjve drejt qendrave më të mëdha urbane.

“Doja të ngrija shqetësimin e pagave në pushtetin lokal, ku është e vështirë që të gjejmë punonjës, sidomos në sektorë të ndryshëm.

Nuk e kam gjetur ende arsyen se pse një ekonomist në ministri duhet të ketë një pagë më të madhe se një ekonomist në bashki. Duhet të reflektohet një unifikim i nivelit të pagave për këta punonjës”, u shpreh Isai në komision.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.