Epidemiologia Daja: E gjithë Shqipëria është vatër e COVID-19. Ja sa raste ri-infektimi kemi regjistruar
Në valën e dytë të pandemisë së COVID-19 e gjithë Shqipëria është kthyer në një vatër infektimi, pra ka një përhapje në komunitet.
Kështu deklaroi gjatë një interviste televizive Rovena Daja, epidemiologe në Institutin e Shëndetit Publik, e cila tha gjithashtu se ”aktualisht kemi përhapje në komunitet e nuk mund të them se kemi vatër në një vend të caktuar”. “Raste kemi në Tiranë, në Durrës, në Korçë, në të gjithë Shqipërinë dhe pothuajse në të gjitha institucionet ka raste pozitive me Covid. Pra, mund të themi se e gjithë Shqipëria është vatër”, shtoi Daja.
Mbi rastet e ri-infektimit me COVID-19, Daja theksoo se deri më tani janë 3-4 raste. “Kemi dyshuar për 3, maksimumi 4 raste ri-infektimi. Por ndoshta këto nuk janë ri-infektime, por riaktivizim. Domethënë personi sëmuret, ndoshta ndonjë vatër ka mbetur në mushkëri dhe në një moment të caktuar ajo riaktivizohet. Ajo paraqitet me simptoma të lehta pak temperaturë, kollë, del tamponi pozitiv, dhe shumë shpejt, pra për 2 -3 ditë del negative”, tha Daja.
Sorry, the comment form is closed at this time.