Eni Çobani në zi, juristja humb njeriun e shtrenjtë
Juristja Eni Çobani ka ndarë ditën e sotme një lajm të hidhur në rrjete sociale. Çobani njofton se ka humbur vjehrrën e saj, të cilën e ka konsideruar gjithmonë si nënë, pasi kanë jetuar bashkë 25 vjet dhe i ka falur dashuri pa kushte.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë sot ikjen nga jeta të nënës së bashkëshortit tim
Znj.Liri Shehu. Jetuam së bashku 25 vjet ndamë me njëra tjetrën momente të bukura dhe plot dashuri si nëna me vajzën e saj.Dhimbja është e madhe, por ajo do jetë mes nesh gjithmonë.Varrimi bëhet nesër në orën 11.00 nga Funeral Home Alba 2000 tek Medreseja. Presim më pas nesër nga ora 16.00 -19.00, të shtunën nga ora 10.00-13.00 dhe 16.00 -19.00 dhe të dielën po në këto orare. Jeni të mirëkuptuar gjithsecili për kohën e vështirë që po kalojmë të gjithë. Ju falenderojme nga zemra për ngushëllimet dhe jua kthefshim në të mira. Familja Shehu.”, njofton Eni Çobani.

Sorry, the comment form is closed at this time.