Elbasan/ Zjarri djeg Kurorën e Gjelbër

Kurora e Gjelbër shkrumbohet nga zjarri si “përbindësh” mbi ullishtën e Elbasanit.

Prej orëve të vona të pasdites së sotme vijon të digjet nga flakët Kurora e Gjelbër në Elbasan, e njohur edhe si Ullishtja.

Mësohet se janë djegur mijëra rrënjë ullinj dhe banorët kanë tentuar të shuajnë flakët me mjete rrethanore.

Më herët, deputeti i PD në Elbasan, Luçiano Boçi, publikoi një video të banorëve, që po përpiqeshin të shuanin zjarrin me mjete të rastit.

“E tmerrshme! Qindra, mos mijëra rrënjë ullinj, të Kurorës së Gjelbër të Elbasanit, një pasuri e tërë kombëtare, me vlera të shumëfishta, vazhdon të digjen pa mëshirë, megjithë alarmet e ngritura kudo. Asnjë ndërhyrje, asnjë masë. Zoti pastë mëshirë e sjelltë pak shi! Qeveria po zbaton moton: ‘Me zjarrin dhe qeverinë mos luaj”, shkruan Boçi në “Facebook”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.