Vrasja me snajper/ Dalin përgjigjet për shenjat e gishtave

Gjurmët biologjike të gjetura në banesën ku u qëllua me snajper Kastriot Reçi nuk përputhen me atë të efektivit të RENEA-s, Remal Radës. Laboratori i Policisë së Shtetit ka nxjerr përgjigjen, duke dalë në përfundim se ish-oficeri i policisë së RENEA-s Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Reçit, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2020.

Radës dhe mikut të tij, Elton Hithi, iu morën kampionët e ADN-së, me kërkesë të Porkurorisë së Lezhës, kërkesë e cila u pranua edhe nga gjykata. Bëhet me dije se tashmë përgjigjet e laboratorit do administrohen në fashikijt hetimor të vrasjes së bujshme të Kastriot Reçit, I cili u qëllua nga 150 m distance nga kati i 5 i një pallati në kohën, kur sapo u nda nga një e njohura e tij dhe po shkonte drejt lokalit, që ndodhet në qender të Rrëshenit.

Remal Rada u arrestua nga policia e Tiranës javë më parë si shkak i kontrollit të bërë ndaj makinës së tij ku u gjetën arsenal armësh, mes tyre edhe një snajper.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.