Ekzaminim periodik i punonjësve të policisë, Gledis Nano nënshkruan marrëveshje me laboratorin mjekësor “Intermedica”
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Gledis Nano, nisur nga qëllimi për të mbrojtur integritetin e punonjësve të Policisë së Shtetit, për të garantuar sigurinë e tyre në publik, si dhe për të ruajtur imazhin pozitiv të Policisë në komunitet, bazuar në Ligjin për Policinë e Shtetit dhe në Rregulloren për Policinë e Shtetit, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi më administratorin e laboratorit mjekësor “Intermedica Center sh.p.k”.
Marrëveshja e bashkëpunimit konsiston në krijimin e mundësive për ekzaminimin mjekësor periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të rritjes së standardeve dhe integritetit personal, për të ndaluar përdorimin e lëndëve narkotike nga ana e tyre.
Drejtor Nano i ka kërkuar përfaqësuesit të laboratorit, paanshmëri, garanci maksimale në kryerjen e këtij testi dhe ruajtje të konfidencialitetit të të dhënave.
Kryerja e testit periodik, sipas Nano për përdorimin e lëndëve narkotike do të eliminojnë akuzat e dashakeqësitë ndaj Policisë së Shtetit.
Sorry, the comment form is closed at this time.