Ekskluzive/ Rama mbledh 12 drejtuesit politikë në qarqe

Kryeministri Edi Rama, njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, do të mbledhë nesër 12 drejtuesit politikë të qarqeve.

Burime nga selia rozë konfirmuan për StraTirana se, mbledhja do të zhvillohet në orën 9:00 të mëngjesit të së hënës, në selinë e PS.

Fokusi i diskutimeve pritet të vendoset tek çështjet e brendshme organizative të socialistëve, problematikat në secilin qark, si dhe situata me anëtarësinë në degët e PS në rrethe, raporton StraTirana.com

Mesa duket, Rama kërkon të marrë feedback-un e nevojshëm pas rokadës që bëri me drejtuesit e qarqeve dhe Sekretariatin e PS-së në Asamblenë Kombëtare, e mbajtur më 2 shtator 2021.

Zhvillimet e mëtejshme brenda kampit rozë mbeten për t’u parë.

Drejtuesit e PS-së në qarqe:

Qarku i Fierit, Taulant Balla
Qarku i Elbasanit, Damian Gjiknuri
Qarku i Vlorës, Arben Ahmetaj
Qarku i Shkodrës, Edona Bilali
Qarku i Kukësit, Elisa Spiropali,
Qarku i Durrësit, Ardian Çela
Qarku i Beratit, Bledi Çuçi
Qarku i Gjirokastrës, Mirela Kumbaro
Qarku i Dibrës, Ulsi Manja,
Qarku i Lezhës, Blendi Klosi
Qarku i Tiranës, Erion Veliaj

Stratirana.com

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.