E trishtë, një tjetër mjeke humb betejën me COVID-19
Një tjetër lajm i trishtë vjen në radhët e bluzave të bardha, teksa mësohet se ka humbur betejën me koronavirusin doktoresha e pneumologjisë Flutura Hashorva.
Mjekja ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërsa prej 48 vitesh ishte në profesionin e pneumologes, ku fillimisht shërbeu në Sanatorium, Dispanceri, dhe më pas në një klinikë private në Tiranë.
Miq dhe të afërm të doktoreshës kanë shprehur dhimbjen për humbjen e saj në rrjetet sociale.
Edhe nje lajm tjeter i keq per komunitetin e mjekeve. Sot u nda nga jeta dr Flutura Hashorva, pneumologe, e cila sherbeu ne pavionin e pare te pneumologjise prane QSUT sebashku me te nderuarin Prof Elez Selimin.
Ne vitin 1983 u transferua ne spitalin e mushkerive , ish sanatoriumi e me pas prane dispancerise se Tiranes. Dr Flutura u shqua gjithmone per profesionalizmin e saj, komunikimin e mire si me koleget dhe pacientet. Ajo dha kontributin e saj ne luften kunder ketij virusi te tmershem deri diten qe u infektua dhe vete. Koleget me te cilet punoi per shume vite ne spitalin universitar Shefqet Ndroqi u perpoqen shume por nuk e shkeputen dot nga kthetrat e vdêkjes.
Do ta kujtojme gjithmone kolegen, shoqen dhe miken tone te dashur. Te qofte dheu i lehte e dashur Flutura!”, shkruan një prej mikeshave të saj.
Sorry, the comment form is closed at this time.