E trishtë/ Ndërron jetë në Turqi ish-kryebashkiaku i Elbasanit. Ishte infektuar me COVID-19

Ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Ëngjëll Dakli, ka humbur betejën me koronavirusin. Ai po kurohej në Turqi prej disa ditësh, ndërkohë që gjendja ishte përkeqësuar.

Dakli nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë sot, në moshën 66-vjeçare.

Dakli ka mbajtur postin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit në vitet 1996-2000.

Ai kishte marrë edhe titullin “Qytetar Nderi” nga Bashkia e Elbasanit, me motivacionin “Për kontribute të shquara si Kryetar i Bashkisë Elbasan në vitet 1996-2000 për modernizimin e qeverisjes vendore dhe projekteve për zhvillimin rajonal të Elbasanit”.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.