E shtuna, një ditë vere/ Ja si do jetë moti në orët në vijim dhe të dielën

Një fundjavë e ngrohtë dhe me temperatura të larta sidomos dita e shtunë ku termometri kap vlerat deri në 29-30 gradë celsius sidomos përgjatë vijës bregdetare parashikojnë sinoptikanët e Meteoalb.

Lajda Porja tha se zonat e jugut do të jenë me diell në pjesën më të madhe të ditës së shtunë.

Por orët e pasdites sjellin vranësira e reshje shiu në zonat malore dhe në zona të izoluara të ultësirës perëndimore.

Dita e diel do sjellë rënie temperaturash me dy gradë duke shkuar në 28 gradë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.