E rëndë në Tiranë, gjendet i vdekur në shtëpi 60- vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë.

Në orët e mbrëmjes së sotme, familjarët kanë gjetur të vetëvrarë me armë zjarri 60-vjeçarin me inicialet B. Z.

Policia thotë se po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 05.08.2022, rreth orës 18:55, në rrugën ‘Agush Gjergjevica’, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. Z., 60 vjeç, i cili dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.