E rëndë në Elbasan/ E dhunoi bashkëshorti, gruaja tenton vetëvrasjen

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku burri ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Si pasojë kjo e fundit ka tentuar të vetëvritet, duke konsumuar disa medikamente.

Mësohet se gruaja ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën ndërsa është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, 39-vjeçari Xh.Sh.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. Sh., 39 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila për shkak të kësaj dhune ka konsumuar medikamente mjekësore, në sasi të mëdha. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.