E parkuar pranë banesës, shkrumbohet makina në Durrës

Një automjet i parkuar pranë një banese në Durrës në lagjen nr.17 të qytetit është djegur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 21 janar.

Sipas banorëve mjeti është djegur rreth orës 04:20.

Zjarri është shoqëruar me shpërthim të lëndës djegëse. Burimet bëjnë me dije se 3 javë më parë në këtë zonë është djegur edhe një automjet tjetër.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.