“E njoh biznesmenin Lami, por…”/ Zbardhet dëshmia e Fatos Tushes në GJKKO

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i arrestuar për korrupsion, ishte sot në seancën maratonë ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë, në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ish-kryebashkiaku nuk e ka mohuar njohjen me biznesmenin Ibrahim Lami, me të cilin rezultoi në përgjime duke komunikuar për tenderë, por tha se nuk ka lidhje me abuzime.

“E njoh Ibrahim Lamin, por nuk kam asnjë lidhje me veprime që bien ndesh me detyrën. Nuk kam pasur asnjë autoritet mbi tenderin, nuk kam qenë kryetar dhe ent prokurues. Ka qenë Drejtoria e Punëve Publike dhe jo Bashkia e Lushnjës”, ka thënë Tushe në GJKKO.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.