Detaje/ E mori përpara makina, kalimtarja e plagosur është shtatzënë

Detaje të tjera janë publikuar nga aksidenti i sotëm në Tiranë, ku një makinë përplasi një kalimtare teksa ecte në trotuar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko”, në zonën e Porcelanit.

Mësohet se e plagosura, rreth 30 vjeç, e cila u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, është shtatzënë.

Sipas policisë, 19-vjeçari me inicialet J. B., teksa drejtonte mjetin tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar. Për pasojë ka përplasur kalimtaren dhe më pas është përplasur edhe me një pemë.

Mësohet se goditja ka qenë e fortë, ndërsa në vendin e ngjarjes shiheshin edhe njollat e gjakut të kalimtares së plagosur.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.