E kishte mbushur kamionin me 83 emigrantë, arrestohet i riu

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi u kap duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm.

I riu, i identifikuar me inicialet O. A., banues në fshatin Pirg, Maliq, është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin kamion tip trailer. Ai do të përfitonte 1150 euro prej secilit pasi iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.