E kërkonte Sllovenia/ Arrestohet në Qafë Thanë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i shpallur në kërkim për vjedhje nga autoritetet policore të Sllovenisë për vjedhje është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Qafë Thanë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë të mundur arrestimin me qëllim ekstradimi drejt Sllovenisë të shtetasit P. L., 38 vjeç, banues në Vales, Maqedonia e Veriut”.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Autoritetet Gjyqësore Sllovene, kishin lëshuar për këtë shtetas urdhër arresti ndërkombëtar për veprën penale “Vjedhja”.

Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Sllovenisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.