E kallëzoi por u pendua/ Gruaja godet me gurë policët që po i ndalonin bashkëjetuesin

Një grua në Pogradec ka kallëzuar bashkëjetuesin për dhunë psikologjike e më pas ka ndërruar mendje.

Policia bën të ditur se ndaj 28-vjeçarit D. Sh., u nis procedimi penal për dhunë në familje pas kallëzimit të bërë nga bashkëjetuesja E. S.

Kjo e fundit pretendonte se i riu kishte ushtruar ndaj saj dhunë psikologjike në banesë.

Por, siç bëhet e ditur në momentin që punonjësit e policisë, kanë kapur dhe shoqëruar bashkëjetuesin e saj, E. S., ka qenë duke dalë nga ambientet e komisariatit dhe u konfliktua me punonjësit e policisë.

 Ajo i kundërshtoi punonjësit e policisë që të mos e ndalonin bashkëjetuesin e saj pasi do ta tërhiqte kallëzimin.

Tashmë, policia Pogradec sqaron po ashtu, lidhur me një video të vajzës të postuar në mediat sociale, se ndaj saj nuk është ushtruar dhunë fizike.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.