Rama “ngre” traun, hapet zyrtarisht “Rruga e Arbrit”

Hapet zyrtarisht për qarkullim “Rruga e Arbrit”. Kjo rrugë e shumëpritur prej vitesh është inaguruar sot nga kryeministri Edi Rama, bashkë me ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Rama njofton se provizorisht kalohet me “By Pass” në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë.

Sipas Ramës, pas hapjes së këtij tuneli, rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se “Rruga e Arbrit” bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet, duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme.

MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit, veçanërisht në zonën e bypass-it të Murrizit. 

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.