“Nuk ka shenja dhune”/ Gjendet i pajetë një 53-vjeçar

Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë këtë të hënë në Tiranë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Kombinat, ku një 53-vjeçar me inicialet P.G. është gjetur i pajetë në trotuar.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

“Më datë 22.11.2021, rreth orës 06:30, në Kombinat, në trotuar është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi P. G., 53 vjeç.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.