Dyshohet se përdhunoi mbesën e tij, arrestohet 50-vjeçari

Një 50-vjeçar është ndaliar sot nga policia nën dyshimet se ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij.

Burime zyrtare thanë se, nga specialistët për hetimin e krimeve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për “marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.

Dyshohet që ai ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj”, thotë policia.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë ende nuk ka detaje se kush e ka bërë denoncimin për abuzimin e 50-vjeçarit ndaj mbesës së tij.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.