Pranga nënës, dyshohet për abuzim seksual me të birin

Një grua 46-vjeçare, nënë e një fëmije 7-vjeçar me aftësi të veçanta, u arrestua në Messina, Itali pasi babai i fëmijës e denoncoi për abuzim seksual të dyshuar ndaj djalit të tyre.

Burri ka gjetur një audio-regjistrim në celularin e vajzës, gjithashtu e mitur, nga ku kuptohej se gruaja abuzonte me fëmijën.

Hetimi nga stacioni i policisë Capo d’Orlando koordinohet nga prokurorja e Patti, Alice Parialo, shkruan Ansa.

Gruas i është caktuar masa e “arrestit shtëpiak” në shtëpinë e saj, ndërsa fëmijët i janë besuar babait të tyre.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.