Dyshohen për mashtrim me mijëra euro, SPAK heton 13 kompani Call Center

Prokuoria Speciale SPAK ka nisur një hetim për 13 kompani call center që veprojnë në vendin tonë. Ky hetim po mbahet sekret nga prokurorët e posaçëm pasi kërkesa ka ardhur nga homologët gjermanë, sepse shumë shtetas të tyret kanë rënë pre e mashtrimeve.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se sekreti ndërkombëtar është kërkuar nga Gjermania, sipas së cilës bëhet fjalë për një platformë ku qytetarët komunikohen përmes telefonit e rrjeteve sociale dhe i kërkohet të investojnë shuma të mëdha parash, mbi një mijë euro.

Mësohet se janë 13 kompani Call Center, por hetimi mbahet i fshehtë dhe nuk ka informacione për emrat e tyre. Ka dyshime dhe indicje nga autoritetet në Gjermani se pjesë e këtyre mashtrimeve kanë rënë shumë shtetas gjermanë, të cilët kanë investuar shuma të mëdah parash në këto platforma./tch/

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.