Dyshime për votim të dyfishtë? KQZ sqaron çfarë ka ndodhur

Pas dyshimeve të subjekteve politike për rastet e dyshimta për votim të dyfishtë në Qarkun e Gjirokastrës, ka reaguar nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku. Kjo e fundit ka shpjeguar raportin e KQZ-së ku sqaroi se një pjesë e mirë e rasteve ishin kur operatori teknik ka vendosur gishtin në pajisjen PEI për të qartësuar votuesin sesi bëhet votimi.

Ajo ka thënë se për 2 rastet kur personat janë shfaqur në dy qendra të ndryshme, e ka kryer në të dyja rastet identifikimin biometrik. Pajisja ka pasur mundësinë që personat e administratës zgjedhore të kishin emrin në të gjitha qendrat e votimit. “Ne supozojmë që ka qenë pjesë e administratës zgjedhore, që ka kryer identifikimin biometrik në qendrën ku ka qenë caktuar ditën e votimit dhe më pas ka shkuar në qebdrën e vet të votimit për të votuar”, ka thënë Pelinku.

“Shenja e gishtit për më shumë se 1 rast, nuk mund të themi se kujt i përket shenja e gishtit në këtë fazë, nga të dhënat që na kanë rezultuar nga kryqëzimi, një nga të dhënat i përket operatorëve, në këto kushte na lind e drejta të dyshojmë se shenja unike e përdorur ka qenë e operatorit teknik që përdor pajisjen, por kjo duhet të jetë objekt i hetimit në vazhdim për te identifikuar në mënyrë të saktë kujt i përket gishti. Ka pasur raste kryesisht kur votuesit kryesisht në moshë të madhe nuk i është njohur shenja e gishtit dhe e ka vendosur operatori. Do t’i takojë prokurorisë që të sqarojë se çfarë ka ndodhur”, tha ndër të tjera Nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve, Lealba Pelinku.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.