Dy minorenë grabisin agjensinë turistike në Tiranë

Dy minorenë të moshave 13 dhe 14 vjeç kanë thyer dhe kanë grabitur një agjensi turistike në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se të miturit kanë arritur të thyejnë xhamin e hyrjes së agjencisë dhe kanë arritur të marrin një shumë të vogël parash.

“Më datë 28.11.2021, rreth orës 22:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, dy shtetas të mitur 13 e 14 vjec, banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë thyer derën prej xhami të një agjensie turistike në pronësi të shtetasit D.D., dhe kanë marrë një shumë të vogël parash.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.