DURRËS/ Radhë për dëmshpërblimet e tërmetit. Ja sa familje përfitojnë

Në ditën e dytë të aplikimeve për përfitimin nga granti i rindërtimit për nivelet DS1, DS2 dhe DS3, dhjetëra qytetarë vijojnë të presin në radhë para Prefekturës së Durrësit.

Dje u hap aplikimi për qytetarët që deri tani nuk kanë mundur të përfitojnë grantin e dëmshpërblimit për dëmtimin e banesave të tyre, në shkallën DS1, DS2 dhe DS3.

Pas marrjes së njoftimit, qytetarët janë dyndur te Prefektura në Durrës për të dorëzuar dokumentacionet pranë ish-zyrave të ALUIZNI-t, proces që u tha se do të mundësohej vetëm për një ditë, për të përfituar grantin e dëmshpërblimit.

Deri tani, në Durrës janë miratuar nga Këshilli Bashkiak emrat e 10 700 familjeve përfituese të grantit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.