Durrës/ Shoferi i dehur rrafshon shtyllat kufizuese të bulevardit

Në mes të qytetit të Durrësit ku mjetet duhet te ecin me kujdes dhe shpejtësi të kufizuar, një makinë me shpejtësi ka rrafshuar shtyllat kufizuese të bulevardit që janë të mbushura me beton dhe prej inoksi.

Ngjarja ndodhi pasditen e sotme përpara Prefektures së Qarkut dhe Bashkisë.

Mësohet se shoferi ka qenë në gjendje të dehur dhe është ndaluar nga policia poshtë shëtitoret të njohur si ”Vollga”.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.