Duka: Të merren masa urgjente për shmangien e përmbytjeve

Kryetari i Partisë Ambientaliste Agrare, Agron Duka, i bëri thirrje qeverisë për marrjen e masave të menjëhershme me qëllim shmangien e përmbytjeve nga reshjet e mëdha që parashikohen në vend.
Duka shprehet se, tashmë zonat më të rrezikuara nga përmbytjet janë të përcaktuara, ndaj duhet parandaluar rreziku i përmbytjeve në këto zona, si Shkodra, Lezha, Fieri, Vlora etj. Sipas tij, katër janë masat më emergjente, që duhen marrë në këto momente: Verifikimi i kanaleve kulluese, duke filluar nga zonat me risk të lartë; verifikimi i stacioneve të pompave për shkarkimin e ujërave të përmbytjeve; verifikimi i sistemit të furnizimit me energji të stacioneve të pompimit; si dhe një plan efektiv për zhvendosjen e njerëzve, por edhe bagëtive në zonat me risk të lartë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.