“Dua ndihmë nga Zoti”/ Dëshmia mes lotësh e djalit që gjeti prindërit të vdekur

I lutem, dua ndihmë nga Zoti, jam mes rrugëve”.

Në lot dhe i tronditur pasi gjeti prindërit të vdekur, djali i Hekuran dhe Fëllënxë Rrasës kërkon ndihmë.

Djali i çiftit, Leonard Rrasa tregon momentin si e mori vesh lajmin. Ai thotë se “Isha në kafe” në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë.

Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate.

Një banor i fshatit tha se kohët e fundit çifti kishte debate. “Ata nuk bënin llafe, po në fund po ziheshin”.

Por cili ishte motivi? “Fukarallëku” tha më tej fqinji.

Nuk ka asnjë referim zyrtar në policinë e Fierit për konflikte mes bashkëshortëve dhe se gjithçka mund të lidhet me një konflikt të momentit.

Pasditen e sotme Hekuran Rrasa qëlloi me armë gjahu gruan, Fëllënxë Rrasa duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas vrau veten.

Krimi ndodhi brenda shtëpisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.