Dua Lipa: Rinia e Kosovës meriton viza të liberalizuara

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka reaguar pasi u shpall ditën e djeshme Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Ajo ka ndarë në Instagram disa foto nga ky moment i veçantë dhe ka falenderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sakaq, Dua ka kërkuar për të rinjtë e Kosovës të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar me të mëdha.

“Dje pasdite mu dha titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga zonja Presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne të lëmë shenjën tonë dhe të bëjë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar me të mëdha. Faleminderit”, ka shkruar Lipa krahas fotove.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.