Fico: Grumbullimet kanë shtuar infektimet me Covid-19
Grumbullimet kanë shtuar të infektuarit me Covid në disa prej qyteteve të vendit.
Në 100 mijë banorë dy javët e fundit 234 kanë rezultuar pozitiv.
Numër më i lartë i tyre është gjetur në Gjirokastër, Tiranë dhe Vlorë.
Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, tha sot se autoritetet shëndetësore po mbajnë nën mbikqyrje shkollat dhe universitetet. Shumë qytetarë dhe biznese po shpërfillin masat anti-Covid, ndërsa institucionet po neglizhojnë kontrollet.
Zonja Fico, njëherazi edhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve apelon për respektim të tyre, ndërkohë që nuk përjashton mundësinë e shtimit të kufizimeve në rast të përkeqësimit të treguesve epidemiologjikë.
Për të shmangur rëndimin e situatës dhe rastet e rënda mjekja ndalet tek rëndësia e vaksinimit.
Autoritetet shëndetësore shprehen se situata e Covid-19 aktualisht paraqitet e qëndrueshme, por me bashkëqarkullimin e gripit dhe të virozave të tjera respiratore pritet të rëndohet.
Sorry, the comment form is closed at this time.