Drafti për Kodin e ri Penal, burgim të përjetshëm për vrasje polici. Kush kapet me 10 gramë kanabis… (i plotë)

Është drejt fundit drafti për Kodin e ri Penal, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë.

Bëhet me dije se, në draft po rishikohen veprat për drograt. Deri në 10 gramë kanabis nuk do të konsiderohet krim dhe nuk do të ketë asnjë masë.

Vrasja për gjakmarrje, e cila sot dënohet nga 30 vite deri në burgim të përjetshëm, parashikohet të bëhet 25 vite deri në burgim të përjetshëm.

Për ndërtimin pa leje në tokën tënde për efekt strehimi nuk do të ketë më arrestime, por vetëm gjobë.

Vrasja me dashje e deputetit, gjyqtarit, prokurorit, avokatit, ushtarakut, punonjësve të Policisë së Shtetit apo e funksionarëve të tjerë publikë, gjatë detyrës ose për shkak të saj, kur cilësitë e viktimës janë të dukshme ose të njohura, dënohet me burgim jo më pak se 30 vjet ose me burgim të përjetshëm.

Ndërsa krimet seksuale dhe aktiviteti për pornografinë do ketë rritje dënimi.

Propozimet e reja janë duke marrë edhe dakordësitë e fundit nga grupi i punës.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.