Drafti i ri i Kodit Penal: 1 vit burg kush bën “meme” pa leje
Drafti i ri i Kodit Penal ka kaluar për shqyrtim nga Ministria e Drejtësisë tek Komisionet Parlamentare me një propozim që ndalon montazhin e pamjeve të një personi pa pëlqimin e tij, ose siç njihen ndryshe në të gjithë botën “meme”. Ky projekt, i hartuar nga Ministria e Drejtësisë, parashikon dënimin me burg deri në 1 vit burg të kujtdo që realizon këto montime.
Konkretisht në nenin 238 të ligjit thuhet se:
- Publikimi në çdo formë, mënyrë apo mjet i një montazhi të realizuar me fjalët ose imazhin e një personi pa pëlqimin e tij, nëse kryhet për qëllime përfitimi material ose jo material, apo kur ka qëllim të dëmtojë reputacionin e një personi, kur materiali nuk shfaqet dukshëm që është një montazh ose nëse nuk përmendet shprehimisht se eshtë i tillë, përbën kundrvajtje penale dhe dënohet me burgim deri në 1 vit.
- Ndjekja penale fillon me ankim të viktimës ose përfaqësuesit ligjor të saj dhe pushon me tërheqjen prej saj.
Megjithatë, nga drafti deri tek miratimi final, ka ende rrugë.
Sorry, the comment form is closed at this time.