“Do më pyesin a do hapet aeroporti javën tjetër”, Rama zbulon këngën për vlonjatët

Kryeministri Edi Rama e ka nisur dhe mbyllur me batutë për vlonjatët, fjalën e tij gjatë ceremonisë së nisjes së punimeve për aeroportin në këtë qytet.

Rama tha se në mbrëmje do të marrë mesazhet e para nga vlonjatët se a do të hapet aeroporti javën tjetër, duke e lidhur këtë me padurimin që i karakterizon.

Kreu i qeverisë zbuloi edhe këngën për vlonjatët

“Na vunë më në fund në punë, tano na shikojnë nga televizori. Jam i bindur që sot në darkë, kur të jem duke u kthyer do të marr mesazhet e para: A do hapet aeroporti javën tjetër? Eshtë fare normale, sepse kësaj i thonë Vlorë… Eshtë ajo kënga ‘kur thua Gjirokastër i ke thënë të gjitha’, por është edhe një tjetër që unë e kam mësuar ta këndoj me vete, edhe pse nuk është popullore e njohur. Nëse kur thua Gjirokastër i ke thënë të tëra, kur thua Vlorë s’ke më ç’thua”, tha Rama. 

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.