Dita e tretë e protestave për vrasjen e 25-vjeçarit, dhjetëra njerëz mbushin rrugët e Kamzës

Revolta e qytetarëve pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha vijon edhe pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Sot protesta ka nisur nga Kamza.

Dhjetëra njerëz, kryesisht të rinj, kanë dalë në rrugët e Kamzës për të ardhur më pas në qendër të kryeqytetit, ku në orën 18:00 është paralajmëruar protesta e radhës që nisi si një revoltë për vrasjen nga policia të të riut dhe solli dorëheqjen e Lleshajt nga detyra e ministrit të Brendshëm.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur zërave që kërkojnë shkarkimin e kryepolicit Ardi Veliu deklaroi sot se një gjë të tillë duhet “ta harrojnë”.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.