Dita e katërt e protestës/ Policia shton masat, FNSH rrethon Kryeministrinë
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar Kryeministrinë, për të shmangur incidentet që mund të ndodhin gjatës protestës që pritet të zhvillohet këtë të shtunë. Duke marrë shkas edhe nga përshkallëzimi i situatës gjatë protestave të ditëve të fundit, numri i forcave policore është shtuar.
Autoblindat me ujë janë pozicionuar pranë Ministrisë së Brendshme për të shpërndarë protestuesit, në rast përplasjesh.
Deri më tani, situata paraqitet e qetë.
Dita e sotme nuk ka qenë aq e qetë në qytetin e Shkodrës, pasi disa protestues, shumica minorenë, sulmuan dhe shkatërruan selinë e Partisë Socialiste.
Sorry, the comment form is closed at this time.