Dita e finales së Conference League, posteri gjigant i Mourinhos “zhduket”

Pak orë na ndajnë nga fillimi i finales së shumë pritur të Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

Ditën e djeshme, një poster gjigant u shpalos te godina e Universitetit Politeknik të Tiranës, ku dukej qartë Jose Mourinho dhe me shkrimin “Mirë se erdhe në Romën e vogël Mourinho”.

Kjo pamje e këtij posteri bëri bujë edhe në mediat italiane, ku vlerësohej ky gjest nga populli i Tiranës.

Por sot, banderola e madhe e Mourinhos nuk gjendej më, ishte zhdukur. Nuk dihet ende arsyeja konkrete por besohet se është hequr për arsye se nëse tifozët e klubit holandez kalojnë, dhe krijojnë trazira duke parë teknikun e ekipi kundërshtar.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.