DITA E EMIGRANTËVE/ Më shumë se 38% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit
18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve, e vendosur në vitin 2000 nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
Lëvizja masive e popullsisë nuk është një fenomen i ri në histori, ndonëse sot ky fenomen tashmë është ndërkombëtarizuar.
Në Shqipëri, rënia demografike vijon që prej 3 dekadash, pas rrëzimit të diktatures. Faktorët kryesorë janë emigracioni dhe lindshmëria, që ka rënë me 65 % që prej vitit 1990. Për shkak të emigracionit, vendit tonë sot i mungojnë rreth 1 milion e 112 mijë banorë, ose afro 38.8% e popullsisë aktuale.
Më 18 dhjetor 1990, Asambleja e Përgjithshme ka adoptuar Konventën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të drejtave të të gjithë punëtorëve emigrantë dhe anëtarëve të familjeve të tyre.
Shtetet anëtare të OKB-së, organizatat ndërqeveritare dhe joqeveritare janë të ftuar të mbajnë Ditën Ndërkombëtare të emigrantëve nëpërmjet shpërndarjes së informacionit mbi të drejtat e njeriut dhe liritë themelore të emigrantëve, përmes ndarjes së përvojave dhe hartimin e veprimeve për të siguruar mbrojtjen e tyre.
Emigracioni ka pësuar një rritje të pashmangshme, dhe kjo rritje sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, është përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe, fakti që gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë për vende pune në vendet me ekonomi të zhvilluara.
Sorry, the comment form is closed at this time.