PROTESTA/ Situatë e qetë në Tiranë, policia kontrollon të rinjtë në sheshin “Skënderbej”

Pasditen e sotme ishte njoftuar mbajtja e ditës së gjashtë të protestës kundër vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rashës, por edhe pse kanë kaluar 20 minuta nga koha kur ishte parashikuar nisja e saj (ora 18:00) gjendja në kryeqytet paraqitet e qetë.

Ndërkaq, policia ka nisur kontrollet e të rinjve që hyjnë në sheshin “Skënderbej”. Në një video të publikuar nga mediat informative, shihet se si policia kontrollon të rinjtë, në kuadër të masave të marra për ruajtjen dhe sigurinë e rendit.

Ndërkohë ditën e sotme, policia ka paralajmëruar se do të ndërhyjë në çdo rast kur do të ketë grumbullime, ndryshe nga 5 ditët e para të protestës ku ka lejuar grupimet. Struktura e posaçme Shqiponja është e përgatitur për t’ju paraprirë çdo situatë.

Kujtojmë se prej ditësh vendi ynë, kryesisht Tirana, është përfshirë nga protesta masive, ku protestuesit kanë shfryrë inatin e tyre ndaj institucioneve, por dhe sinjalistikave rrugore.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.