Dita e 6-të e protestës, banorët e Laprakës kundër projektit të Unazës

Në ditën e 6-të të protestës, banorët e Laprakës kanë bllokuar dy rrugët kryesore të lagjes në shenjë indinjate ndaj qeverisë dhe ARRSH për mbajtjen në fshehtësi të projektit të Unazës, loti sheshi Shqiponja- Bulevardi i Ri. Banorët thonë se rastësisht janë njohur dy javë më parë me projektin e rrugës.

Sipas banorëve një pjesë e objekteve kanë certifikatë pronësie ndërsa pjesa tjetër janë në proces legalizimi në pritje të marrjes se statusit të plotë të pronësisë.

Historia përsëritet nga para pas protestave në Astir që zgjatën dy vite dhe ku edhe sot kanë me qindra familje të mbetura pa strehë ndërsa i vetmi dëmshpërblim që morën nga qeveria ishte bonusi i qerasë për disa vite.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.