Digjet makina në Shkodër, dyshimet e para të policisë

Një makinë është djegur në fshatin Juban në Shkodër. Sipas raportimeve, makina ishte nv një servis kur u përfshi nga flakët.

Policia ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa nga kamerat e sigurisë duket një person që i afrohet mjetit rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe i vendos flakën.

Grupi hetimor ka marrë në pyetje pronarin e makinës dhe po punon për kapjen e autorit.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.