Dhurata e pazakontë që i bënë Ramës në Kosovë

Prej ditës së djeshme ku vizitoi familjen e ish-Presidentit Hashim Thaçi, kryeministri Edi Rama ndodhet në Kosovë.

Teksa sot pati një mbledhje të përbashkët të qeverisë së drejtuar prej tij dhe asaj të drejtuar nga Albin Kurti, Rama dje gjeti kohë që të vizitonte edhe disa prej sipërmarrjeve kosovare.

Gjatë ndalesës në një kompani në qytetin e Gjakovës, kryeministrit iu bë një dhuratë e pazakontë.

Ai mori me vete një dyshek të personalizuar me firmën e tij dhe dy flamujt, atë të Kosovës dhe të Shqipërisë, të stampuar në njërin krah të dyshekut.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.