Dhunoi qytetarin, pezullohet nga detyra inspektori i Policisë

SHÇBA ka pezulluar nga detyra policin B.SH. dhe ka vendosur ndaj tij detyrim paraqitje, pasi dhunoi pak ditë më parë një tregtar, pranë rreth-rrotullimit të Savrës, në Lushnjë.

Rasti u denoncua nga vetë shitësi i fruta-perimeve, Amarildo Hoxha, 28 vjeç, i cili tha se ai u dhunua vetëm se po filmonte me telefonin e tij nga mjeti.

Por kjo është mohuar nga efektivët, të cilët thanë se ai nuk pranoi të identifikohej dhe i kishte kanosur.

Hoxha, një tregtar i fruta-perimeve nga Elbasani, pak ditë më parë tha se është dhunuar fizikisht nga efektivë të policisë së Lushnjës në rreth-rrotullimin e Savrës.

Hoxha po udhëtonte me fugonin e tij nga Fieri në drejtim të Elbasanit, kur u ndalua nga një postbllok poilicie i komisariatit të policisë Lushnjë. Sipas Hoxhës, dy efektivët e policisë e kanë dhunuar fizikisht, pasi ky i fundit në momentin e ndalimit ishte duke filmuar me telefonin e tij.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.