Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet 38-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 38-vjeçarin Gj.N., pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Gjithashtu uniformat blu njoftojnë se janë proceduar penalisht 2 persona të tjerë, për “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mirditë proceduan penalisht shtetasit D. M., banues në Tiranë dhe Gj. P., banues në Burrel.

Nlë aksin rrugor Rrubik-Rrëshen, punonjësit e Policisë të Njësisë Operacionale për Sigurinë e Autostradave kanë konstatuar një mjet tip kamion duke transportuar inerte, brenda orarit të kufizimit të lëvizjes në fundjavë. Pas kontrollit të dokumentacionit ka rezultuar se mjeti ishte pa dokumentacionin përkatës.

Shtetasit e lartpërmendur kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe nuk i janë bindur urdhrit të tyre për masën administrative për shkeljet e konstatuara dhe për sekuestrimin e mjetit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Share With:
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.