Dhuna para selisë së PD-së, policia arreston Stresin

Mes 34 të arrestuarve për protestën e djeshme para selisë së PD-së është edhe reperi Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi.

Policia bën me dije se mbi të arrestuarit rrëndojnë akuza të të ndryshme penale ku kryesoret janë shkatërrimi i pronës publike, përdorimi i mjeteve të ftohta, shkelja mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive, etj.

Ndërkohë, një ditë më parë, përmes një fotoje të publikuar në “Instagram”, Stresi bënte me dije se po shoqërohej në komisariat, ndërkohë që sot policia ka njoftuar arrestimin e tij, bashkë me 33 protestues të tjerë.

Share With:
Tags
No Comments

Sorry, the comment form is closed at this time.