“Dhuna e papranueshme”, mesazhi i ambasadorit austriak pas protestave për vrasjen e 25-vjeçarit
Austria mbështet fuqishëm Shqipërinë në rrugën e integrimit të saj drejt BE. Deklaratën e ka bërë nga Vlora këtë të enjte, ambasadori i Austrise në Tiranë Christian Steiner.
Sipas ambasadorit, Austria e përkrah Shqipërinë prej disa vitesh në udhetimin drejt Bashkimit Europian. Procesi i integrimit, sipas Steiner, zgjat prej disa vitesh, por është një proces që do etapat e veta. Qeveria austriake shpreson që konferenca e parë për çeljen e negociatave të hapet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Sakaq, Steiner ka komentuar edhe protestat për vrasjen e 25-vjeçarit në Tiranë. E ndërsa tha se protestat janë mjet i rëndësishëm në demokraci, ai thekson se dhuna nuk duhet që të gjejë vend në protesta.
Këto deklarata, Steiner i bëri nga Vlora, kur Ambasada Austriake në vendin tonë po mbështet familjet e varfra të prekura nga COVID-19.
Sorry, the comment form is closed at this time.