Detajet/ Dy persona të maskuar i vendosën tritol, zbardhet dëshmia e policit në Shkodër: Nuk kam konflikte!
Të tjera dalin në dritë në lidhje me tritolin në banesën e policit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se efektivi ka qenë i vetëm në banesë në momentin kur është vendosur sasia e tritolit.
Efektivi Serra punon prej afro 3 vitesh në policinë Vendore të Shkodrës duke shërbyer si patrullë. Pas ngjarjes, polici Serra ka deklaruar se nuk e ka idenë se perse është vendosur sasia e tritolit në banesën dhe makinën e tij. Serra është shprehur se nuk ka patur konflikte me persona të ndryshëm apo ndonjë kërcenim të mëparshëm. Efektivi i policisë tha se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët e vendosjes së tritolit, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e plote të ngjarjes. Ndërkohë policia dyshon se tritolit ndaj kolegut të tyre mund të jetë për shkak të detyrës.
Sorry, the comment form is closed at this time.